Tetovë – Me iniciativë të Bashkimit Demokratik për Integrim, sot në Tetovë do të themelohet Këshilli organizativ për shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit. Kjo nismë, siç njofton Alsat-M, është koordinuar me Tiranën dhe Prishtinën.
Këshilli, siç informojnë nga BDI, do të numërojë 15 anëtarë të institucioneve të ndryshme. Ftesa për pjesëmarrje në Këshill, siç njoftojnë nga partia shqiptare në pushtet, i është dërguar edhe partive opozitare shqiptare.
Comments
Post a Comment