Klinton: Integriteti territorial dhe statusi, jo pjesë e bisedimeve


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka inkurajuar nisjen sa më shpejt të dialogut Prishtinë-Beograd, ndërsa ka siguruar se statusi dhe integriteti territorial i shtetit të Kosovës nuk do të jetë pjesë e bisedimeve. Pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Kosovës, Klinton ka deklaruar se SHBA do të jenë pjesë në hartimin e axhendës së bisedimeve, dhe ajo vetë do të nisë takimet në Bruksel për këtë qëllim.

Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton ka konfirmuar mbështetjen e plotë të administratës amerikane ndaj shtetit të ri të Kosovës dhe u ka bërë thirrje drejtuesve politikë të ecin në rrugën e forcimit të shtetit ligjor e forcimit të institucioneve. Klinton shprehu krenarinë që SHBA kanë qenë partnerë të Kosovës si gjatë luftës ashtu edhe pas saj, duke vënë në dukje përkushtimin që ka pasur ish-presidenti amerikan, bashkëshorti i saj Bill Klinton në këtë drejtim.

lexojeni te plote

Comments