UNDP ndihmon në përmirësimin e dialogut ndëretnik në Maqedoni

Në tre komuna të Maqedonisë ku jeton popullsi e përzier etnike do të realizohen një sërë projektesh nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.


 

Në komunat e Maqedonisë ku jeton popullatë e përzier etnike ka nevojë që në vazhdimësi të promovohen dhe jetësohen projekte të cilat do të kontribuonin për respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis etniteteve të ndryshme. Në sendërtimin e raporteve të mira ndëretnike rol kyç mund të luajë pushteti lokal sepse ai më së miri detekton problemet eventuale të natyrës etnike në komunat ku jetojnë popullatë  e përzier etnike. Kështu thotë Vesna Xhundevska nga UNDP.
Për këtë shkak, në mbështetje të UNDP-së në tri komunat e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë e maqedonas Kumanovë, Strugë dhe Gostivar do të realizohen një sërë projektesh për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
"Në Komuna duhet të funksionojnë komisione përkatëse që do të meren kryesisht me zgjidhjen e problemeve ndëretnike, në këtë mënyrë problemet do të gjenin zgjidhje të përhershme”,shprehet Xhundevska.

lexojeni te plote

Comments