Dialogu me Serbinë përgatitet gradualisht

 
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith i ka thënë BBC-së se koha dhe ritmi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndikohen nga situata e krijuar me dorëheqjen e presidentit Sejdiu. 
 
Por ai theksoi se për BE-në është shumë e rëndësishme që Prishtina të mos distancohet nga bisedimet me Serbinë teksa po shikohet për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. 

Z. Feith që është edhe përfaqësues i BE-së në Kosovë, tha se Brukseli është i interesuar që edhe gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, të mbetet e hapur mundësia e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. 

lexojeni te plote

Comments