VMRO-DPMNE: Fërçkovski ndërron qëndrimin për emrin

VMRO-DPMNE nëpërmjet zëdhënësit të saj Aleksandër Biçikliski ka akuzuar kandidatin e LSDM-së për president të shtetit Lubomir Fërçkoski se në shkrimet e tij në të përditshmen në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik” brenda një muaji ka ndërruar qëndrimet e tij lidhur me kontestin me Greqinë për çështjen e emrit.

Sipas Biçiklisit, Fërçkoski kishte shkruar se “Ka bazë për padi sepse është shkelur marrëveshja”. Ndërsa në shkrimin tjetër një muaj më vonë, sipas Biçikliskit, Fërçkoski kishte shkruar se “Greqia nuk do të na lejojë të hyjmë në procedura ligjore”.

me teper

Comments