Sulmohet një akademi policësh në Pakistan

Persona të armatosur me armë dhe granata dore kanë sulmuar një akademi trajnimi të policisë në Pakistanin lindor, në qytetin e Lahorës.

Rrugët rreth ndërtesës së policisë janë të mbushura me makina dhe njerëz.

Ambulancat me sirenat e tyre po përpiqen të kalojnë nëpër rrugë për të dërguar viktimat ne spital.

Një zyrtar i policisë tha se dyzet vetë ishin vrarë dhe 80 ishin plagosur. Dy prej sulmuesve janë arrestuar.

Autoritetet thonë se personat e armatosur hapën zjarr ndaj policëve që po përgatiteshin për trajnim.


me teper

Comments