
Pas protestës së të shtunës, nga një grup studentesh të fakultetit të Arkitekturës, nuk qëndron asnjë parti politike. Të rinjtë, vazhdojnë ende ti mbeten qëndrimit se në sheshin e Shkupit, nuk ka nevojë për objekt të kishës. Të mbështetur nga dekani dhe një pjesë e profesorëve, studentët, pjesë e të ashtuquajturës ‘Brigada e parë e arkitekturës’ kërkon që të ngrejë zërin edhe në të ardhmen lidhur me arkitekturën dhe pamjen e Shkupit.
“Brigada e parë e arkitekturës dënon përpjekjet e disa subjekteve politike që deshën të manipulonin me qasjen e sinqertë që studentët e Fakultetit të Arkitekturës kanë për qëllim; pjesëmarrjen aktive.... dhe me këtë rast, ngjarjen e pahijshme e shfrytëzuan për larje të hesapeve politike me rivalët e tyre”, Bogdan Ilievski, student i arkitekturës.
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, nuk e fsheh që në protestë merrnin pjesë edhe studentë të tij. Ai tha se për protestat do të bisedohet.
me teper
Comments
Post a Comment