Rrahje masive e nxënësve në Strugë


Me shufra, shkopinj, thika dhe sende tjera të forta sot u rrahën rreth gjashtëdhjetë nxënës të shkollës së mesme të vitit të dytë të shkollës së mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Rrahja masive ndodhi vetëm 300 metra larg ndërtesës së shkollës pas mbarimit të orëve të mësimit. Drejtori i shkollës Musa Musai thotë se ngjarja e sotme është një goditje ndaj tërë sistemit arsimor në Strugë.
"Unë tani jam në spital dhe më vjen shumë keq për nxënësit që pësojnë në mënyrën e këtillë. E dënojë çdo kryerës që e bëri këtë pasi nxënësit rregullisht po vinin në mësim gjatë periudhës së kaluar, por dikur këtu me siguri ka dorë”, thotë drejtori “Ibrahim Temo”, Musa Musai.
Drejtori i shkollës paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi si nga nxënësit ashtu edhe nga profesorët për të cilët thotë, në mënyrë direkte janë përgjegjës për sigurinë e nxënësve.

me teper

Comments