
Vizitën e tij të suksesshme në Nju-Jork, ministri Hyseni e ka vijuar ditën e djeshme duke takuar një numër të madh ambasadorësh vendesh të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Hyseni ka marrë paralajmërime nga ambasadorët e Shën Lucias, Gambias, Haitit, Ekuadorit, Guatemalës, Ugandës për njohje të shpejta të pavarësisë, respektivisht për marrjen e vendimeve rreth pavarësisë së vendit tonë, në kohën e duhur. Shën Lucia pritet ta njohë Kosovën shpejt.
Ministri Hyseni është takuar dhe ka biseduar gjatë me përfaqësuesin e përhershëm të Shën Lucias në OKB, ambasadorin Donatus Keith St. Aimee, të cilën e ka njoftuar për arritjet e Kosovës, për procesin e njohjes, përkrahjen ndërkombëtare që po fiton Kosova çdo ditë e më tepër e në veçanti për përparimet në fushën e ekonomisë e të ndërtimit të institucioneve shtetërore demokratike.
me teper
Comments
Post a Comment