Kombetarja shqiptare humbet serish

Kombetarja Shqiptare zhgenjen serish ne loje dhe rezultat. Kuqezinjte e drejtuar nga Arie Haan jane mundur ne “Qemal Stafa” nga 0-1 nga Hungaria e Koeman duke treguar se eshte ende nje skuader e papjekur dhe pa nivelin e duhur per te konkurruar kundershtaret me te forte te grupit.



Hungarezet jane treguar me te qarte ne lojen e tyre, duke i finalizuar rastet ne minuten e 38-te me ndeshkuesin Toghelle qe shenoi edhe ne takimin e pare te humbur 2-0. Shpesh here gjate fraksionit te pare te lojes, inisiativen e kane ndermarre miqte, ndersa mesfusha kuqezi nuk ka funksionuar pothuajse fare dhe sulmi ka qene i vaket me inisiativat personale te Salihit e Berishes qe jane bllokuar me sukses nga miqte. Nga ana tjeter, hungarezet kane qene me konkrete duke rrezikuar disa here porten e Hidit.

me teper

Comments