
Ne nje interviste dhene te perditshmes shqiptare te Prishtines, shefi i EULEX’it, Yves de Kermabon, kërkon që të mos politizohet misioni i tij në fushën e sundimit të ligjit duke i atribuuar çështje të cilat sipas tij nuk janë pjesë e mandatit të EULEX’it.
“Disa njerëz po provojnë të politizojnë ose instrumentalizojnë EULEX’in, duke thënë se EULEX’i duhet të bëjë këtë ose atë, EULEX’i ka status neutral,etj.”, ka thënë Kermabon, në një intervistë për Express, të enjten e kaluar.
me teper
Comments
Post a Comment